|
Edukimi mjedisor, i bazuar nė Paketėn e Gjelbėr, ėshtė konsideruar si lėndė
ekstra kurrikulare. Pėr herė tė parė ai u praktikua me sukses gjatė simestrit tė
dytė tė vitit akademik 2006-2007. Bazuar nė njohuritė qė ka nxėnėsi si dhe
programet mėsimore, mundėsia mė e mirė ėshtė futja e Edukimit Mjedisor nė klasėn
e 7-tė (2 orė nė javė nė dispozicion tė lėndėve ekstrakurrikulare). Lidhja me
njohuritė qė ka marrė nxėnėsi nė klasėn e 6-tė (lėnda Biologji) ėshtė nė ndihmė
tė idesė pėr futjen e Edukimit Mjedisor nė klasėn e 7-tė.
Paketa e Gjelbėr formon vlera tė reja tek nxėnėsit dhe ngre njė model tė ri
sjellje nė shkollė, shtėpi dhe shoqėri. Ajo nuk ėshtė thjesht njė pėrmbledhje
njohurish nė fushat e mjedisit. Nxėnėsit janė partnerė me mėsuesit nė kryerjen e
aktiviteteve tė ndryshme, nė diskutime dhe vendimmarrje. Mesazhet kryesore tė
kėsaj pakete shpėrndahen nėpėrmjet nxėnėsve dhe mėsuesve, nė mėnyrė shumė
efektive, dhe tek anėtarėt e tjerė tė familjes dhe shoqėrisė.
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) po kontribuon jo vetėm nė njohjen dhe futjen e
lėndės sė edukimit mjedisor nė shkollė, por dhe nė ngritjen profesionale tė
mėsuesve, qė do tė trajtojnė kėtė lėndė nė shkollė.Pėr vetė specifikat dhe
karakteristikat e kėsaj pakete, gjatė tre viteve akademike prej vitiit 2006.
REC ka zhvilluar 55 trajnime pėr rreth 1600 mėsues nė tė gjithė vendin.
Tashmė Paketa e Gjelbėr ėshtė njė realitet nė shkollat tona duke plotėsuar
kėshtu njė boshllėk nė kuadrin e materialeve nė dispozicion tė shkollės dhe nė
mbėshtetje tė mėsuesit dhe tė nxėnėsit pėr Edukimin Mjedisor. Ajo shėrben mė sė
miri edhe pėr pėrfshirjen e aktorėve tė tjerė dhe tė komunitetit nė organizimin
e aktiviteteve jashtėshkollore, nė mėnyrė qė tė ndikohet nė ndryshimin e
sjelljes.
Pėrgatitja e kėsaj pakete ėshtė bėrė e mundur nė sajė tė bashkėpunimit dhe
dėshirės sė mirė tė shumė individėve dhe shumė organizatave, qė dhanė ndihmėn e
tyre nė pėrmbajtjen e saj. |
|
 |
|

Edukimi Mjedisor nė Universitet
Paketa e Gjelbėr
Takim kombėtar: Rruga e Paketės sė Gjelbėr nga
klasa nė komunitet
Momente nga trainimet

Edukimi
Mjedisor
E-mail:
DRuci@rec.org |