Zyra
e REC pėr Shqipėrinė punon pėr realizimin e misionit tė REC duke
mbėshtetur organizatat jofitimprurėse, institucionet mjedisore nė tė gjitha
nivelet, pushtetet vendore dhe aktorė tė tjerė tė interesuar nė fushėn e
mjedisit, duke mbėshtetur proceset pjesėmarrėse e shkėmbimin e lirė tė
informacionit. Donatorėt mė tė fundit janė: Komisioni Europian, Banka Botėrore,
Ambasada e Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulėta, SIDA, AECID, UNDP, SDC, BE. |
Bėhu pjesė e Rrjetit tė Reporterėve Lokalė Mjedisorė
Nė
kuadėr tė projektit CONTINUE, REC do tė krijojė rrjetin e Reporterėve Lokalė
pėr Mjedisin, duke synuar kualifikimin e anėtarėve tė organizatave
mjedisore, pėr tu aftėsuar mė tej nė paraqitjen e problemeve mjedisore nė
median lokale dhe mė gjerė, si dhe nė krijimin e shprehive komunikuese me median
pėrmes hulumtimit tė fakteve mjedisore dhe paraqitjes sė tyre nė trajtėn e
materialeve tė shkruara
Je anėtar i njė organizate tė shoqėrisė civile pėr mjedisin?
Dėshiron tė shkruash mė shumė mbi atė ēka po ndodh me mjedisin nė Shqipėri?
Pėr mė shumė ... |
Udhėzuesi pėr
Qėndrueshmėrinė Organizative
Udhėzuesi
i REC pėr Qėndrueshmėrinė Organizative ka si qėllim tė ndihmojė organizatat e
shoqėrisė civile pėr mjedisin pėr tė vlerėsuar performancėn e tyre tė brendshme,
nė mėnyrė qė tė mund tė hartojnė njė plan zhvillimi organizativ pėr tė rritur
aftėsitė e tyre.
Udhėzuesi, nė vetvete, jep udhėzime hap pas hapi pėr ndėrmarrjen e njė vlerėsimi
tė brendshėm, pėr analizimin e tė dhėnave dhe, mė pas, pėr hartimin e njė plani
zhvillimi pėr tė trajtuar ēėshtjet e vėrejtura. |
Manual pėr
"Metodat e pėrmirėsimit tė shėrbimeve pėr shėrbimet publike"
Ky
manual i drejtohet kryesisht atyre qė punojnė nė sektorin e
ujėsjellės-kanalizimeve e mbetjeve urbane dhe pushtetit vendor, ndonėse mund ta
gjejnė tė dobishėm edhe politikėbėrėsit nė nivel kombėtar, financuesit, OJF-tė
dhe konsumatorėt.
Nė tė trajtohen ēėshtjet e reformave institucionale, ku parashtrohen rrugėt pėr
pėrgatitjen e kėtij procesi, si njė hap i parė nė reformėn e ndėrmarrjeve; si
dhe nėpėrmjet pjesėmarrjes sė sektorit privat si njė mundėsi
pėr tė pėrmirėsuar punėn, ulur kostot dhe mundėsuar mė shumė kapitale |
|
|
 |
|
Gjeni mė shpejt atė qė kėrkoni nė
faqen tonė
Pėr tė lexuar
botimet
nė kėtė faqe
instaloni falas.

|